Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Arteta: Nuk është e lehtë të fitosh kur luan çdo tri ditë, kushdo që aktivizohet po paraqitet mirë
4 Dhjetor 2025 8:47 Telesport Arsenal arriti të fitojë 2-0 ndaj Brentford dhe ruajti epërsinë prej pesë pikësh në krye të tabelës ndaj Manchester City. Fitorja në stadiumin “Emirates” u sigurua falë golave të Mikel Merino dhe Bukayo Saka, që hyri si zëvendësues në pjesën e dytë. “Është gjithmonë e vështirë sepse kundër Brentford, një gjuajtje anësore është e gjitha që duhet dhe bëhet kaos dhe aventurë“, tha trajneri i Arsenal, Mikel Arteta. “Një epërsi 1-0 nuk është kurrë e mjaftueshme kundër tyre”, shtoi spanjolli. “Mendoj se dominuam ndeshjen dhe krijuam rastet më të mëdha. Në përgjithësi, jam shumë i kënaqur. Me javën që kemi pasur, ku luajmë çdo tre ditë më, pa kohë rikuperimi. Të fitosh kaq shpesh, jam shumë krenar për lojtarët”, tha...