Pasuesi i Guardiolës te Manchester City? Flet Kompany: Në futboll s’mund të mendosh shumë për të ardhmen

Pasuesi i Guardiolës te Manchester City? Flet Kompany: Në futboll s’mund të mendosh shumë për të ardhmen

4 Dhjetor 2025 9:07 Alfred Lleshi Vincent Kompany u pyet sërish në një konferencë shtypi për mundësinë që ai të zëvendësojë Pep Guardiolën te Manchester City, skuadra ku ai vetë ka qenë kapiten. Puna e tij e shkëlqyer te Bayern Munich ka forcuar këto zëra dhe ka heshtur kritikët që dyshuan tek aftësitë e belgut kur mori drejtimin e kampionëve bavarezë. Gjithçka nisi nga një koment i Uli Hoeness, i cili tha se, kur Bayerni mendoi për Kompany si trajner, ata telefonuan Guardiolën. Sipas Hoeness, Pep jo vetëm e konfirmoi, por u tha se Kompany “do të ishte pasuesi i tij te Manchester City”. I pyetur në konferencë “a e njihni planin e Pep dhe sa kohë dëshiron të qëndrojë te bavarezët”, Kompany u përgjigj:...