Bashkia e Tiranës përgatitet për festat, nënkryetarja e deleguar: 2025 një vit i vështirë

Bashkia e Tiranës përgatitet për festat, nënkryetarja e deleguar: 2025 një vit i vështirë

Në prag të festave të fundvitit, kryeqyteti pritet të vishet me dekorimet festive. Në një intervistë dhënë për RTSH, e pyetur për menaxhimin aktual në bashkinë më të madhe në vend, nënkryetarja e deleguar Anuela Ristani flet për axhendën e aktiviteteve, ndërsa zbulon një pjesë të surprizave duke nisur nga data 6 dhjetor. “Ajo që do të pritet për fundvit është se në datë gjashtë do të fillojmë me ndezjen e dritave; kemi një koncert të vogël me këngë krishtlindjesh. Fëmijët që do të ndezin dritat këtë vit do të jenë ata të qendrës sociale. Më pas, gjatë gjithë dhjetorit do të ketë aktivitete. Do të vijojnë aktivitetet në datën tetë, të dedikuara Ditës së Rinisë. Do të ketë koncerte në të gjithë periudhën, që...