Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përfitoi 1 mln euro duke transferuar pasuri në mënyrë të paligjshme, Prokuroria e Tiranës cakton “arrest shtëpie”…
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të përvetësimit të paligjshëm të pasurive të një shoqërie të privatizuar, ku përfaqësuesja ligjore e “Prodhim Veshje nr.02” sh.a., dyshohet se ka falsifikuar dokumente për të transferuar të gjitha pasuritë e shoqërisë tek kompania “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, e cila kontrollohej fillimisht 100% prej saj. Përmes kësaj skeme, pasuritë janë dhënë me qira, janë shitur ose janë përdorur në marrëveshje ndërtimi duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë të shoqërisë Prodhim Veshje nr.02. Prokuroria ka caktuar ndaj saj masën arrest shtëpie. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë merr nën hetim dhe jep masë sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen E.D., për veprat penale të “Falsifikimit të...