RENDITJA PROVIZORE/ Partizani shkëputet nga zona e ftohtë, Tirana fundoset në prag të derbit ndaj të kuqve! Sa pak diferencë në TOP 4-she

RENDITJA PROVIZORE/ Partizani shkëputet nga zona e ftohtë, Tirana fundoset në prag të derbit ndaj të kuqve! Sa pak diferencë në TOP 4-she

U luajtën ditën e sotme 3 duelet e vlefshme për javën e 14-të të Superiores, të cilat prodhuan 9 gola. Spikati fitorja 6 me 2 e Dinamos në duelin ndaj Tiranës, me këta të fundit që fundosen në prag të derbit ndaj Partizanit, ndërkohë që të kuqtë e Kërnajës, arritën një fitore tepër të çmuar në shtëpi ndaj Bylisit, duke iu larguar me 4 pikë zonës së ftohtë. Në duelin tjetër, kryesuesit provizor të Elbasanit, nuk shkuan më shumë se barazimi 0 me 0 ndaj Teutës së vendit të pestë. Interesant është fakti se diferenca mes Elbasanit të vendit të Parë dhe Dinamos së vendit të katërt është vetëm 3 pikë. Kjo javë e 14-të do të mbyllet nesër me dy përballjet Egnatia-Flamurtari dhe Vora-Vllaznia....