Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Burg, burg…”, ish-prokurori i Apelit: SPAK ra “pre” e epshit popullor për masat drastike të arrestit
Arrestimi i Erion Veliajt nuk goditi vetëm Bashkinë e Tiranës, goditi dhe nervin politik të Edi Ramës. Ky, ishte momenti kur Rama kritikoi ashpër politikën e masave drastike të SPAK që izolonte zyrtarët me masën e arrestit me burg edhe pse pa akuzë. Një kritikë që në fakt ecte në një linjë me një perceptim të krijuar ndaj SPAK për sjellje represive. Kjo, bazuar edhe në statistikat e larta të masave të arrestit me burg të lakuara nga profesionistët e fushës vazhdimisht… Në kundërpërgjigje, SPAK publikoi aso kohe disa statistika duke theksuar se arrestet me burg në pjesën dërrmuese ishin për krimin e organizuar. Por, pavarësisht debateve politike, shifrat ishin kokëfortë dhe shpesh juristët shkuan deri aty sa e konsideruan Gjykatën e Posaçme notere që...