Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ligji nuk po vjen! 50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot
Janë bërë 50 ditë urdhri i ministres së Brendshme Albana Koçiu për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike në të gjithë vendin, me arsyetimin se duhej kohë për të përgatitur rregullat e reja të qarkullimit të tyre. Por, edhe pse afati nuk u specifikua, tashmë ka kaluar gati dy muaj dhe drafti i premtuar ende nuk është bërë publik. Më 24 tetor, ministrja mblodhi grupet e interesit, përfaqësues të bashkive, policisë, drejtorisë së transportit rrugor, për të diskutuar bazat e një kuadri të ri ligjor. Në atë takim u garantua që rregullat do të hartoheshin shpejt dhe do t’i jepnin fund kaosit. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 2 mijë monopatina janë sekuestruar nga Policia e Shtetit gjatë këtyre 50 ditëve. Pronarët e tyre presin prej...