Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gazetari akuzon Ministrinë e Financave/ Po fsheh listën e përfituesve të faljes së taksave
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër pas debatit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku deputetët e Partisë Demokratike propozuan një amendament që detyronte qeverinë të publikonte listën e subjekteve që përfitojnë më shumë se 50 mijë euro falje taksash në kuadër të ligjit të amnistisë fiskale. Sipas Tomorrit, zëvendësministri i Financave kundërshtoi publikimin e listës duke argumentuar se bëhet fjalë për “të dhëna sensitive”. Por këtë qëndrim gazetari e cilëson absurd dhe të motivuar nga interesa të fshehta. Ai thekson se qeveria publikon çdo transaksion të thesarit, përfshirë shumën, përfituesin dhe arsyen e pagesës, ndërsa në rastin e faljes së detyrimeve tatimore refuzon transparencën. Tomorri akuzon se arsyeja e vërtetë e mosbërjes publike të listës lidhet me faktin se përfitojnë persona të lidhur me qeverinë....