Takimi i Salianjit në Durrësi, Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës, çdo mbledhje jashtë forumeve është private

Takimi i Salianjit në Durrësi, Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës, çdo mbledhje jashtë forumeve është private

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar takimin e zhvilluar nga ish deputeti demokrat Ervin Salianji me pjesë të strukturave të PD-së në qytetin e Durrësit. I ftuar në Euronews Albania, Bardhi u shpreh se mbështet qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve është private. ‘Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbështes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se: çdo mbledhje jashtë forumeve është private. PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët. PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin....