Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Drejtoria Teknike e FSHF zgjedh trajnerin më të mirë të muajit nëntor, ja cili është
Ivan Gvozdenovic është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit nëntor nga Drejtoria Teknike e FSHF. Tekniku i Elbasanit ka udhëhequr me sukses skuadrën e tij gjatë katër ndeshjeve të zhvilluara në nëntor, duke regjistruar dy fitore ndaj Flamurtarit dhe Egnatias, si edhe dy barazime ndaj Partizanit dhe Dinamo City. Trofeu iu dorëzua trajnerit Gvozdenovic para nisjes së ndeshjes Teuta–Elbasani në “Niko Dovana” nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi. Për Ivan Gvozdenovic, kjo është hera e dytë që fiton këtë çmim, pasi më parë është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit gusht nga Drejtoria Teknike e FSHF-së.