Emërohet drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit/ ‘Dhëndri i Troplinëve’, Berisha: Dënoj vendimin

Emërohet drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit/ ‘Dhëndri i Troplinëve’, Berisha: Dënoj vendimin

Sot me vendim të qeverisë Xheni Beqaj është emëruar drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Pas këtij vendimi ka reaguar kreu i PD-së Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha thotë se Rama ka emëruara dhëndrin e kartelit të Troplinëve si drejtor. Ai e ka dënuar me forcë vendimin që sipas tij dëshmon se droga është vendimmarrëse kryesore e Shqipërisë. “Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin, dhëndri i tyre Xheni Beqaj emërohet nga Ramaduro car i Bregdetit! Dënoj me forcën më të madhe vendimin që dëshmon se droga është vendimarrëse kryesore e Shqipërisë!”, deklaron Berisha.