Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Roja bregdetare greke shpëton 141 emigrantë në Kretë
Tre operacione të Rojes bregdetate greke kanë shpëtuar 141 emigrantë të mërkurën në zona të ndryshme të Kretës. Në operacionin e parë, oficerët e Rojës Bregdetare të Gavdos gjetën gjithsej 71 emigrantë në plazhin “Trypiti”. Pas shpëtimi ata janë dërguar në një strukturë akomodimi të përkohshëm në Agia Chania. Në një operacion të dytë të koordinuar nga EKSED, 36 të huaj në një gomone u gjetën dhe u shpëtuan nga një në zonën detare të ishullit të Chryssi. Në një operacion të ri nga EKSED, këtë herë në zonën detare në Kretë u shpëtuan 34 emigrantë të tjerë. në një gomone. Autoritetet portuale po vazhdojnë operacionet e mbikëqyrjes dhe kërkimit në zonën detare në jug të Kretës.