Nga legjionarët, tek investimet e FSHF-së dhe “Topi i Artë”, diskutohet gjithçfarëka në episodin e radhës “Në Shtëpinë e Futbollit”

Nga legjionarët, tek investimet e FSHF-së dhe “Topi i Artë”, diskutohet gjithçfarëka në episodin e radhës “Në Shtëpinë e Futbollit”

Në emisionin e nëntë të emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, që transmetohet çdo të mërkurë live në FSHF TV, fokusi kryesor ishte te paraqitjet e legjionarëve, investimet e FSHF-së dhe mbrëmja Gala “Topi i Artë” e projekti “Uniforma ime”. Nën drejtimin e Lenida Halilaj, të ftuar në pjesën e parë të kësaj puntate ishin Tefik Osmani, drejtor i Departamentit të Skautizmit në FSHF, dhe moderatori i njohur sportiv Altin Sulçe. Kjo pjesë iu kushtua analizës së paraqitjes së lojtarëve të Kombëtares, me fokus te golat e Manajt, Muçit dhe Mehmetit, si edhe te asistet e Medon Berishës e Mario Mitajt. Një vlerësim i veçantë iu bë edhe portierit Strakosha, i cili priti një penallti, ndërsa Asllani gaboi nga pika e bardhë. U diskutua gjithashtu për...