Alexander-Arnold jep asistin e parë në La Liga, Mbappe është FENOMENAL. Reali e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (video)

Alexander-Arnold jep asistin e parë në La Liga, Mbappe është FENOMENAL. Reali e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (video)

3 Dhjetor 2025 19:48 Telesport Pas 45 minutave të para, Real Madrid është duke fituar 0-2 në transfertën ndaj Athletic Bilbao, e cila po luhet në “San Mames” dhe është e vlefshme për La Liga-n. Madrilenët gjetën avantazhin që në minutën e 7-të. Pas një asisti të marrë nga Alexander-Arnold, i pari për të në La Liga, Kylian Mbappe tregon gjithë klasin e tij, duke marrë i vetëm topin pak më shumë se nga gjysma e fushës dhe pasi shmang bukur tre nga lojtarët vendas, dërgon topin në portën e Unai Simon. Me golin e shënuar sot, Kylian Mbappe ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldo të vitit 2012 me MË SHUMË gola në një vit kalendarik (61 gola). Në minutën e 30-të, Alex Berenguer humbi...