Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Salianji nga Durrësi: Shqipëria po plaçkitet dhe shpopullohet, gjithçka komandohet nga një dorë e vetme
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, nga Durrësi ka bërë thirrje që çdo demokrat t’i bashkohet lëvizjes për ndryshim. Ai tha se vendi është plaçkitur dhe shpopulluar dhe se çdo gjë sipas tij po komandohet nga një njeri i vetëm. ‘Sot Shqipëria nuk po qeveriset por po plaçkitet. Shqipëria po shpopullohet dhe po plaket. Gjelbërimi, rrugët janë si në mesjetë. Si në rastin e marrjes së pandehur të Ballukut tregon se çdo në Shqipëri komandohet nga një dorë e vetme. Kemi një njeri që nuk skuqet dhe nuk zverdhet. Ky është një moment i rëndësishëm ku çdo fjalë ka peshë dhe çdo diskutim krijon një valë për PD. Keni dhënë kontribut për PD-në, duke u përballur me një autokraci që kontrollon gjithçka dhe në këmbin nuk keni kërkuar...