“Kam bërë burg për PD-në”/ Salianji: Të përshpejtojmë procesin e ripërtëritjes së partisë

“Kam bërë burg për PD-në”/ Salianji: Të përshpejtojmë procesin e ripërtëritjes së partisë

 Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për gazetaren e A2 CNN, Elitjona Doko, pasi ka përfunduar takimi i thirrur prej tij në qytetin e Durrësit.  Salianji tha se procesi i ripërtëritjes së PD-së duhet përshpejtuar, gjë që sipas tij, e tregoi edhe pjesëmarrja qytetare në takimin e zhvilluar në Durrës.  Ai shtoi gjithashtu se ka bërë burg për Partinë Demokratike dhe se do të jetë gjithmonë në krah të çdo demokrati e qytetari.  “Ajo që unë kam thënë se duhet përshpejtuar procesi i ripërtëritjes së PD-së, besoj se u tregua në një sallë që ishte e tejmbushur dhe që kishte njerëz pafundësisht jashtë. Ky është një zgjim për PD-në.  Shumë prej figurave të rëndësishme nuk janë kontaktuar në 7 muajt e fundit dhe...