Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s/ Merren vendimet për stadiumet
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Armand Duka dhe vendosi që Gjermania të jetë vendi pritës i UEFA Women’s EURO 2029. Turneu me gjashtëmbëdhjetë skuadra do të zhvillohet në tetë stadiume (Këln, Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Hanover, Leipzig, Mynih dhe Wolfsburg) në verën e vitit 2029. Për t’u zgjedhur vend pritës kërkohej shumicë absolute në raundin e parë të votimit, dhe rezultati ishte: Gjermania 15 vota, Danimarkë/Suedi 2 vota, Poloni 0 vota. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi gjithashtu për vendet pritëse të turneve finale të disa kampionateve të të rinjve. Kampionati Europian i vajzave U-17 2028: Belgjikë 2029: Turqi Kampionati Europian i vajzave U-19 2028: Portugali 2029: Itali Kampionati Europian i djemve...