Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Prekëse/ “Igli Tare foli direkt në Itali që të na sillnin trupin”, flet vëllai i Shpat Kasapit
Familja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka njoftuar për Sportmania se ka qenë Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, personi kyç që bëri të mundur kthimin brenda pak ditëve të trupit të Shpatit në Maqedoninë e Veriut. Tare ka ndërhyrë personalisht për të përshpejtuar procedurat e ndërlikuara që lidhen me raste të tilla në Itali. Shpati ndërroi jetë në Bergamo natën kur kishte mbërritur në Itali, ndërsa më pas trupi i tij u transferua në një spital të Milanos për analiza, obduksion dhe procedura të tjera ligjore, të cilat zakonisht marrin shumë kohë. Në rrethana normale, kthimi i trupit do të zgjaste ndjeshëm më gjatë, por falë ndërhyrjes së Igli Tares, procesi u përmbyll brenda vetëm katër ditëve, duke mundësuar që i ndjeri të...