Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Salianji mban ‘foltoren’ në Durrës: PD e pafat, të udhëheqë ndryshimi. Alimehmeti: Frymë e re përmirësimi
Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti DURRËS-Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka zhvilluar sot një takim me demokratët në Durrës. Takimit i janë bashkuar edhe Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja. Pak para takimit Salianji u shpreh për mediat se është shumë e rëndësishme që cilido prej politikanëve por sidomos ata të PD të kthehen tek njerëzit, tek kafet, tek takimet, tek bashkëbisedimet, për të bërë të mundur ringritjen e PD. 'Unë do të jem në cdo takim ku do të më kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD të bëhet e fortë dhe të jetë alternative që e mund Edi Ramën dhe bëhet alternativë qeverisëse. Janë të gjithë në takim, struktura e PD, dy kryetarët e PD të zgjedhur, sekretari i degës dhe lista e personave...