Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Takimi i Salianjit – “Salla plot na jep shpresë!” Kandidati më i votuar në listën e hapur në Durrës: Prej 11 majit, jemi bërë si zogjtë e korbit
Ka nisur takimi me strukturat e PD në qarkun e Durrësit ku merr pjesë dhe ish-deputeti i PD, Ervin Salianji. Në fjalën e tij, kandidati më i votuar nga lista e hapur e PD në këtë qark, Ndrec Pjetri tha se ky takim nuk është thirrur për interes personal. Pjetri tha se prej 11 majit, kur PD humbi zgjedhjet, demokratët janë shpërndarë si zogjtë e korbit. “Jemi bërë si zogjtë e korbit as ku jemi as ku do shkojmë. Ka nisur një protest në Tiranë, nuk dëgjohet asnjë lloj organizimi, në ndonjë rreth të Shqipërisë, duhet të rrimë duarkryq apo duhet të ngrejmë zërin. Luksin për luftë të brendshme nuk e kemi, e kaluam njëherë atë histori dhe nuk I rikthehemi. Ne duhet të themi...