Salianji takim me strukturat në Durrës: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet për të mundur Ramën!

Salianji takim me strukturat në Durrës: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet për të mundur Ramën!

Ka nisur “Foltorja” e ish-deputetit Ervin Salianji në Durrës. Krahas qindra të pranishmëve, takimit i janë bashkuar edhe Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja.  “Rizgjim i PD, sepse ju jeni heronjtë e PD, keni sakrifikuar dhe keni dhënë kontribut duke u përballur me autokraci dhe në këmbim s’keni kërkuar asgjë veç vëmendjes, e dëgjesës, e ndarjes së shqetësimeve që secili i ka për fuqizimin e PD. Demokratët janë duke thirrur, Shqipëria është duke thirru, thirrjet e tyre s’duhen relativizuar dhe nuk duhen injoruar. Këto thirrje janë dhimbje që rëndojnë dhe duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani, e kam ndjerë këtë thirrje dhe përgjegjësiajonë duhet të jetë e qartë, PD duhet të përgatitet të udhëheqë ndryshimin që gjithë po presin ky ndryshim nis edhe nga...