Lideri i mesfushës/ Zbulohet arsyeja e mungesës së lojtarit të Partizanit

Lideri i mesfushës/ Zbulohet arsyeja e mungesës së lojtarit të Partizanit

Adnard Mehmeti nuk është i gatshëm sot për Partizanin ndaj Bylisit. Mësohet se mesfushori ka pasur temperaturë, për këtë nuk është treguar i gatshëm. Mehmeti është parë si titullar i padiskutueshëm dhe lider në mesfushë. Për këtë mungesa e tij rëndon jo pak në kampin e të kuqve. Kërnaja ka preferuar Doumbian, Ismailin dhe Hjumen në mesfushë. Sulmi do të jetë i përbërë për herë të parë me Isgandarlin, Tomën dhe Bintsukën.