Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të ‘paqes fiskale’

Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të ‘paqes fiskale’

Përfaqësuesit e qeverisë në Komisionin e Ekonomisë refuzuan amendamentet që synonin rritjen e transparencës dhe mekanizmave të kontrollit për përfituesit e mëdhenj të së ashtuquajturës “paqe fiskale”, ndërkohë që opozita e konsideron atë si rrezik dhe kërkon reagimin e Bashkimit Europian. Nga Blerina Gjoka, BIRN Paketa Fiskale që shoqëron projekt-buxhetin e vitit 2026 u miratua nen për nen të mërkurën në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që amendamentet e opozitës që propozonin mekanizma transparence për përfituesit u rrëzuan. Dy amendamente të deputetit demokrat, Enno Bozdo, parashikonin që në projektligjin për ‘faljen e detyrimeve’ të bëhej e detyrueshme publikimi i listës së të paktën 3 mijë tatimpaguesve që kanë përfituar shumën më të madhe të detyrimeve, sipas përcaktimeve...