Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ndryshime në qeveri/ Miratohet zëvendësministrja e Arsimit (EMRI)
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Orjana Osmani është miratuar si zëvendësministre e re Arsimit. Ajo mbante postin e zv.ministres së Arsimit dhe Sportit, por me ndryshimin e portofolit dhe kalimin e Sportit në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës, Osmani do jetë zëvendëse e Mirela Kumbaros për Arsimin në vend. Vendimi është firmosur mbledhjen e sotme të qeverisë nga kryeministri Edi Rama. Vendimi: Lirim dhe emërim në detyrë në Ministrinë e Arsimit Orjana Osmani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.E njëjta emërohet zëvendësministre e Arsimit (ndryshim portofoli).