Ndryshime në qeveri! Emërime për Arsimin dhe Agjencinë e Bregdetit, vendime edhe për sigurinë kibernetike

Ndryshime në qeveri! Emërime për Arsimin dhe Agjencinë e Bregdetit, vendime edhe për sigurinë kibernetike

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Këshilli i Ministrave ka dalë sot me disa vendime dhe emërime të reja në Ministritë e vendit. Mësohet se Xheni Beqaj është emëruar Drejtore e Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Në mbledhjen e sotme u vendos edhe vendos lirimi i Orjana Osmanit nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit, e cila u emërua zëvendësministre e Arsimit me ndryshim portofoli. -Emërimi i Drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit•Xheni Beqaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. -Lirim dhe emërim në detyrë në Ministrinë e Arsimit•Orjana Osmani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.•E njëjta emërohet zëvendësministre e Arsimit (ndryshim portofoli). Po ashtu u miratuan ndryshime në inventarin e pronave shtetërore të Ministrisë së Bujqësisë, si dhe ngritja e Ekipit...