Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Në garë për titullin, Roma gati të rikthejë në Serie A sulmuesin 50 milionë eurosh
3 Dhjetor 2025 17:59 Telesport Gian Piero Gasperini po bën një punë fantastike te Roma që në sezonin e tij të parë, duke i rikthyer verdhekuqtë në garën për titullin kampion, pas shumë sezonesh. Trajneri 67-vjeçar ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim në sulm, që mund t’i ndihmojë në pjesën e mbetur të sezonit në garën për titullin kampion. Emri i parë dhe kryesor është ai i Joshua Zirkzee. Holandezi nuk është një titullar i rregullt te Man. United dhe është gati të rikthehet në Serie A, aty ku për dy sezone luajti te Bologna dhe më pas u transferua te “Djajtë” për 50 milionë euro. Sipas medieve italiane, Roma do të kërkojë huazimin e Zrikzee deri në fund të sezoni, me të...