Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Nuk shkon mirë me trajnerin, ylli i Bundesligës i “shkel” syrin Barcelonës
3 Dhjetor 2025 18:03 Telesport Aventurës se Serhou Guirassy te Borussia Dortmund duket se po i vjen fundi shumë më shpejt nga sa pritej. Sulmuesi nga Guinea reagoi keq kur u zëvendësua kundër Bayer Leverkusen në kampionat, madje duke refuzuar t’i shtrëngonte duart Kovac. Edhe më parë gjatë këtij sezoni, 29-vjeçari është grindur me Kovac, përsa i përket ekzekutimit të penalltive. Për më tepër, mungesa e tij e golave, tre gola në dhjetë ndeshje, dhe mbi të gjitha mungesa e lidhjes me shokët e skuadrës kanë shqetësuar drejtuesit e klubit verdhezi. Ky distancim ishte i dukshëm në përballjen evropiane kundër Villarreal, ku sulmuesi iu shmang festës me pjesën tjetër të skuadrës pas fitores ndaj Villarreal në Champions. Siç raportohet nga Sport, kjo situatë që po...