I dëbuar me vendim gjykate, shqiptari rikthehet për të shitur drogë në Itali

I dëbuar me vendim gjykate, shqiptari rikthehet për të shitur drogë në Itali

Gjykata italiane kishte urdhëruar dëbimin e tij nga vendi, por i riu shqiptar është rikthyer për të shitur drogë në zonën e Ternit. Policia e Shtetit në Borgo Bovio, në “Via Tre Venezie” të Ternit, ka piksur dhe ndaluar të dyshuarin që bënte lëvizje të çuditshme në zonë. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 0.4 gramë kokainë dhe 0.9 gramë ketaminë. Pas arrestimit, verifikimet për të zbuluan se kishte pasur një urdhër të mëparshëm për dëbim nga gjykata dhe shqiptari nuk duhet të ishte në territorin italian, Por në vend që të largohej drejt Shqipërisë, i riu ka ndryshuar destinacion për të rinisur biznesin ilegal të drogës. “Kjo prani konfirmon sa e vështirë është të zbatohen masat e miratuara nga autoritetet kompetente”, thanë autoritetet për rastin.