Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Udhëtarët në rrezik/ Rruga e vjetër Kukës–Kalimash–Shënmri–Pukë e degraduar, kompania “Geci” nuk kryen ndërhyrje
Rruga e vjetër që lidh Kukësin me Kalimashin, Shënmrinë dhe Pukën po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Në të gjithë gjatësinë e rrugës, shtresa e asfaltit ka pësuar çarje të shumta, ndërsa gropat e thella po shndërrohen në shqetësim madhor për drejtuesit e automjeteve. Një problematikë madhore mbetet një nga urat e këtij segmenti rrugor, e cila ka pësuar dëme të konsiderueshme në strukturën e saj, duke vënë në rrezik jetën e udhëtarëve. Kompania kontraktore “Geci” që ka në administrim aksin nga Fushë-Dukagjini deri në Qafë-Shllak, përfshirë edhe rrugën e vjetër nuk ka kryer asnjë ndërhyrje për mirëmbajtjen e rrugës. Për dëmtime në ura apo ndërhyrje të mëdha strukturore, kompania nuk ka kompetencë të drejtpërdrejtë financimi, pasi këto ndërhyrje kërkojnë projekte të posaçme dhe fonde...