Makina del nga rruga dhe përmbyset në pishinë, vdesin tre të rinj në Francë

Makina del nga rruga dhe përmbyset në pishinë, vdesin tre të rinj në Francë

Tre adoleshentë në Francën jugore humbën jetën tragjikisht kur makina e tyre doli nga rruga, u përplas me një mur dhe ra në një pishinë në oborrin e një banese. Meqenëse automjeti kishte madhësinë me pishinën, adoleshentët, të moshës 14, 15 dhe 19 vjeç, nuk mundën të hapnin dyert dhe u mbytën. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës gjatë një nate me shira të rrëmbyeshëm, raporton BBC. «Është vërtet kulmi i tmerrit», tha prokurori, duke shpjeguar se «nuk ishte ndikimi i aksidentit që i vrau ata. Ata ishin përmbys në ujin e ngrirë, të paaftë për të dalë». Raportime të pakonfirmuara sugjerojnë se 14-vjeçari ishte në timon të makinës. Trois jeunes de 14, 15 et 19 ans sont morts à...