Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Gishti të mos drejtohet vetëm nga të tjerët, gjykimi i UEFA-s dhe ulje-ngritjet e tifozëve të Shqipërisë
Gjithmonë ne flasim për ulje-ngritje e performancave të Kombëtares, të lojtarëve shqiptarë që hera-herës marrin rezultate jo të mira si në Ligën e Kombeve dhe më pas arrijnë edhe mrekulli të bukura si ajo e kualifikueseve të Botërorit. Tifozët janë padyshim një vlerë e shtuar e kësaj Kombëtare, por padyshim që nëse shohim edhe performancën e tyre, nuk ka qenë gjithmonë në nivelin më të lartë të mundshëm. Kritika duhet filluar njëherë nga vetja, gishti duhet drejtuar njëherë nga vetja përpara se të shkojë tek tjetri. Me Silvinjon në krye te Shqipëria ka pasur shumë herë “Sold Out” të biletave në ndeshje, me Silvinjon kemi arritur dy herë historinë, por deri tani nuk kemi pasur kurrë një festë të vërtetë.Historia në Europianin e Gjermanisë ishte...