VIDEO/ Gjimshiti tund rrjetën, shikoni golin e shënuar

VIDEO/ Gjimshiti tund rrjetën, shikoni golin e shënuar

Berat Gjimshiti ka gjetur rrugën e rrjetës në Kupën e Italisë. Mbrojtësi i Kombëtares, i dha avantazhin Atalantës ndaj Genoas. Në minutën e 19-të, Gjimshiti shfrytëzoi një krosim të Zalewski nga e majta dhe me kokë, e ndali topin në rrjetë. Ky është goli i parë sezonal për shqiptarin me fanellën e Atalantës në Itali. Pas ndryshimit të trajnerit tek Atalanta, duket se Gjimshiti ka rigjetur formën e mëparshme.