‘Kolegët e Mogherinit zhdukën 22 milionë euro’/ Këlliçi: Qeveria devijoi 17 milionë euro të destinuara për studentët

‘Kolegët e Mogherinit zhdukën 22 milionë euro’/ Këlliçi: Qeveria devijoi 17 milionë euro të destinuara për studentët

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë. Këlliçi ka theksuar se kolegët e Federica Mogherini-t kanë zhdukur 22 milionë euro. Sipas deputetit të PD-së, Kolegji i Europës nuk u ka kushtuar miliona vetëm takspaguesve të BE-së, por edhe atyre shqiptarë, më së shumti të rinjve. Me një VKM të 13 marsit 2024, qeveria e Edi Ramës devijoi 17 milionë euro të destinuara për studentët shqiptarë, duke i përdorur ato për ndërtimin e Kolegjit të Europës. Ky vendim i qeverisë zhduku edhe rreth 5 milionë euro të përdorura nga Bashkia e Tiranës për hartimin e projektit të kampusit të Universitetit të Tiranës, “Ndërtim i Universitetit të Arteve” dhe “Ndërtim i Akademisë së Policisë”. “Nëse Federica Mogherini u arrestua për 3.2 milionë...