Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Të rishikohet reforma në drejtësi’, debati në Kongresin Amerikan: Rënie e pluralizmit në Shqipëri
Pjesëmarrës në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara u bënë thirrje administratës së presidentit Donald Trump të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor, për të promovuar balancë në rajon dhe për të parandaluar një konflikt në të ardhmen. Në nisje të seancës mbrëmjen e së martës, kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi se Ballkani Perëndimor, përveç Ukrainës që është nën agresionin rus, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”. Sipas tij, marrëdhëniet e pazgjidhura të Serbisë me Kosovën janë një nga nxitësit kryesorë të paqëndrueshmërisë rajonale, çka më tej i mundëson Rusisë të minojë Bashkimin Evropian dhe aftësinë e NATO-s për t’i fuqizuar vendet e Ballkanit. Kongresmeni u ndal veçanërisht edhe te Shqipëria,...