Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘E kthen Shqipërinë në nyje me rëndësi’, lajmi I mirë nga selia e NATO-s/ Spiropali: Vitin e ardhshëm presim…
Në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, Shqipëria do të presë në Tiranë Forumin e Korridorit VIII. Lajmin e ka dhënë sot ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, teksa ndodhej për një vizitë pune në selinë e NATO-s, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook. Ajo shpjegoi se së bashku me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, dakordësuan me ministrat e Jashtëm të Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, për mbajtjen në Tiranë të Forumit gjatë muajit shkurt 2026. “Për Shqipërinë, Korridori VIII mbetet një korridor historik dhe strategjik, me rëndësi politike, ekonomike, infrastrukturore, të sigurisë Euro-Atlantike që lidh Adriatikun me Detin e Zi, dhe e kthen Shqipërinë në një nyje me rëndësi në rajon dhe më gjerë”,...