“Vetëm Ramës i interesojnë foltoret me 500 njerëz”/ Pezullimi i Balluku, Hoxha: Situata alarmante, nuk po ndodh asgjë

“Vetëm Ramës i interesojnë foltoret me 500 njerëz”/ Pezullimi i Balluku, Hoxha: Situata alarmante, nuk po ndodh asgjë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda opozitës, duke u ndalur te foltoret e organizuara nga Sali Berisha si edhe te takimet e ish-deputetit Ervin Salianji. Ai theksoi se takimet mes demokratëve janë të natyrshme dhe se debati i brendshëm është pjesë e domosdoshme e funksionimit të partisë. Sipas Hoxhës, takimi i fundit që u komentua gjerësisht publikisht ishte “i ekzagjeruar”. “Demokratët takohen dhe mund të takohen, nuk është herezi. Ne pimë kafe me njëri-tjetrin çdo ditë, ndajmë shqetësime, pikëpamje politike, kjo është normale. Ky takim u bë një legjendë e tepruar,” u shpreh ai, duke shtuar se kritika brenda PD-së është e shëndetshme dhe e domosdoshme. Ai ngriti shqetësimin se...