Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Autor i dyshuar i vrasjes së Mond Mëhallës në Elbasan, kush është Nevzat Spaho?
Policia ka vënë në pranga dje një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, ngjarje që tronditi qytetin pak ditë më parë. Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku jeton Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ka qenë ekzekutori i Mëhallës. Nevzat Spaho rezulton i dënuar më parë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie” dhe “Mbajtje pa lejë të armë”. Në vitin 2022, ka rezultuar se shtetasi Nevzat Spaho, ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3 mijë eurosh. Ai akuzohet dhe për tentativë vrasje. “Në vijim të veprimeve...