Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dy automjete përfshihen në aksident në dalje të Koplikut, përfundojnë në spital 4 persona
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Koplikut. Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete rreth orës 15:10. Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të lënduar 4 persona, mes tyre dy shoferët. Ata ajnë dërguar në spitalin e Shkodrës ku po marrin ndihmë mjekësore. “Malësi e Madhe/Informacion paraprak. Rreth orës 15:10, në dalje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin N. G., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. L. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë shtetasit L. S., dhe R. S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.