Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Negociatat me PS, PD tërheq firmat për kandidaturën e Endrit Shabanin
Megjithëse kishte mbledhur më shumë se 28 firma nga deputetët demokratë, Endrit Shabani rezulton se nuk e ka më mbështetjen e tyre për të kandiduar për pozicionin e Avokatit të Popullit. Burimet i thanë Top Channel se gjatë ditës së sotme, teksa po bëhen negociatat me Partinë Socialiste, deputetët e PD-së që kishin firmosur për Shabanin, i kanë tërhequr firmat e tyre, duke ia bërë atij të pamundur të shkojë deri në fazën finale të këtij procesi, atë të votimit në Parlament. Endrit Shabani ka qenë një nga emrat më të pranuar për socialistët nga lista me 7 kandidatë që erdhi nga selia blu dhe kjo duket se ka bërë që demokratët të bëjnë një hap pas. I pyetur në konferencën e sotme për shtyp...