Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës

Me të njëjtën kërkesë si Erion Veliaj, Ilir Meta i është drejtuar GJKKO-së për lë dalë nga burgu, që ai e quan “kafazi i gjykatës”. Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Posaçme, siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Ilir Meta kërkon të mos vendoset “në kafaz metalik në gjykatë”, pasi sipas tij, është trajtim “poshtërues dhe çnjerëzor”. “Kjo praktikë duhet menjëherë të ndërpritet dhe i pandehuri duhet të trajtohet me dinjitet dhe sipas standarteve të procesit të rregullt ligjor. Derisa të merren masat që kjo shkelje e dinjitetit njerëzor vendosur me qëllim poshtërues të hiqet, ne nuk do të zhvillojmë seanca gjyqësore. Besojmë dhe shpresojmë se do merren masa për rikthimin e normalitetit dhe gjykimi të vazhdojë sipas standartit të prezumimit të pafajësisë dhe...