Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Egla Ceno largohet nga Teatri “Skampa”: Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit!
Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen e saj nga Teatri “Skampa” në Elbasan, pas një përplasjeje me drejtorin e institucionit, Kliton Kapaj. Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpjegon se shkak për vendimin e saj ka qenë mospagesa e rrogës për dy muaj, një shumë prej 55 mijë lekësh të reja. Sipas Cenos, problemi ka lindur pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen “Babai” në Teatrin Eksperimental të Tiranës. Ajo e cilëson vendimin e drejtorit për të pezulluar pagën e saj si një veprim “artistik” me shumë finesë, që tregon sesi vlerësohet puna dhe artisti. Në postimin e saj, Ceno shprehet: “Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk...