Sneijder: Nuk doja të largohesha nga Real Madridi, por pata probleme psikologjike

Sneijder: Nuk doja të largohesha nga Real Madridi, por pata probleme psikologjike

3 Dhjetor 2025 14:41 Alfred Lleshi Wesley Sneijder, që luajti te Real Madridi nga viti 2007 deri më 2009, rrëfeu për “Marca” se periudha e tij në klub ishte e ndarë në dy pjesë: “Pata një vit të parë të jashtëzakonshëm dhe më pas disa probleme personale ma vështirësuan sezonin e dytë. Nëse nuk do të kishte ndodhur, ndoshta do të isha ende aty. Nuk doja të largohesha nga Real Madridi, askush nuk do nëse është aty”. Sneijder pranoi se “nuk ishte në kushte të përsosura mendore” dhe se ardhjet e Kaká, Benzema, Xabi Alonso e Cristiano Ronaldo krijuan konkurrencë të madhe, duke shtyrë disa lojtarë të largoheshin, mes tyre ai dhe Arjen Robben. Holandezi shtoi se ndoshta do të kishte fituar më shumë Champions...