Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Kam marrë ftesë për tek “foltorja” e Salianjit”/ Kuçana: Nuk do shkoj
Ilirjana Kuçana, e ftuar në emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, deklaroi se ka një ftesë nga Ervin Salianji për në foltore, por theksoi se nuk do ta pranojë atë. “Të jem e sinqertë, unë e kam një ftesë për të qenë te ky takim. Në gjykimin tim s’ka asgjë të keqe kur takohen demokratët. Unë, për shkak të axhendës, kam një aktivitet të cilin e kam në orën 5:00 dhe është e pamundur që unë të mund të arrij, dhe nuk do të jem. Kam marrë një ftesë për të qenë prezent. Nëse në atë sallë ndodhen demokratë, nuk ka asgjë të keqe për të shkuar dhe për t’i dëgjuar dhe për t’i takuar demokratët. Kjo është detyra jonë, për të takuar demokratët,...