Merret vendimi për Iliria-Skënderbeu pas dhunës, forcat speciale të policisë mbërrijnë në stadiumin “Redi Maloku”

Merret vendimi për Iliria-Skënderbeu pas dhunës, forcat speciale të policisë mbërrijnë në stadiumin “Redi Maloku”

Sfida mes Ilirisë dhe Skënderbeut nuk do të zhvillohet sot, prej orës 13:30 siç ishte programuar. Mesohet se ekipet nuk kanë zbritur në fushën e blertë në orarin e përcaktuar, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit mund ta anulojë zyrtarisht. Para ndeshjes, mësoi se ka patur dhunë në dhomat e zhveshjes. Siç edhe klubi i Skënderbeut pretendon, nga lojtarët e Ilirisë kanë goditur trajnerin Ernest Gjoka dhe futbollistët e ekipit korçar. Enea Jorgji ishte vendosur si gjyqtar kryesor për këtë sfidë. Forcat speciale të policisë ndërkohë kanë mbërritur në stadiumin “Redi Maloku” për shoqërimin e ekipeve respektive.