“Helmimet në Kosovë : 1990-1992”, ekspozita e IKKL-së në BKK

“Helmimet në Kosovë : 1990-1992”, ekspozita e IKKL-së në BKK

Pas organizimit të Forumit Zá n’Kujtesë ditë më parë, me temën “Helmimet në Kosovë 1990-1992”, rezultat i bashkëpunimit ndërmjet IKKL-së dhe MAShTI-t, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” po qëndron e hapur ekspozita me dokumente origjinale, fotografi, raportime ndërkombëtare dhe dëshmi që vërtetojnë helmimet masive të mijëra nxënësve shqiptarë në vitet ’90, një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë sonë moderne. Gjatë këtyre ditëve ekspozita është vizituar nga studiues vendorë dhe ndërkombëtarë, studentë dhe përfaqësues nga vende si Italia, Turqia, Portugalia e të tjera. Vizitorët janë informuar nga zyrtarët e IKKL-së rreth kësaj ngjarjeje dhe misionit të institutit për dokumentimin dhe ruajtjen e të vërtetës historike. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 5 dhjetor 2025. ObserverKult Lexo edhe: 2.1 MILIONË EURO...