Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përfitoi 1 mln euro; kush është Elisabeta Dosti që mashtroi aksionerët për përfitime personale
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të përvetësimit të paligjshëm të pasurive të një shoqërie të privatizuar, ku përfaqësuesja ligjore e “Prodhim Veshje nr.02” sh.a., Elisabeta Dosti, dyshohet se ka falsifikuar dokumente për të transferuar të gjitha pasuritë e shoqërisë tek kompania “Empire Investment Solution (EIS)” sh.p.k, e cila kontrollohej fillimisht 100% prej saj. Përmes kësaj skeme, pasuritë janë dhënë me qira, janë shitur ose janë përdorur në marrëveshje ndërtimi duke përfituar mbi 1 milionë euro në dëm të aksionerëve të tjerë të shoqërisë Prodhim Veshje nr.02. Prokuroria ka caktuar ndaj saj masën arrest shtëpie. Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë merr nën hetim dhe jep masë sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen...