Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kalendari i Teatrit Eksperimental, Gjergj Përvazi: Do të kemi premierë shfaqjet “Bufalo”, “I huaji” dhe “Djali i Zeller”
Me rolin e “Babait” në shfaqjen e Teatrit Eksperimental, Viktor Zhusti u vlerësua me çmimin e aktorit më të mirë në Festivalin Mbarëkombëtar, që u mbajt në fund të nëntorit në Prishtinë. Pas kthimit nga Kosova, trupa e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vijon punën për disa vepra që do të shfaqen për publikun gjatë dhjetorit. Muaji i fundit i vitit vjen me tre shfaqje premierë. Pas “Nënës’ dhe “Babait”, triologjia e Florian Zeller do të përmbyllet me veprën “Djali” që do të vijë për herë të parë për publikun shqiptar. Ndërsa në ditët e fundit të vitit do të kemi mundësi të shijojmë një vepër të absurdit, më të njohurën e shkrimtarit Albert Kamy. “Kemi një premierë për fëmijë ‘Bufalo’ dhe dy premiera për të...