Festivali i Letërsisë Europiane/ Organizohet nga BE, pjesëmarrës 12 autorë nga 13 vende anëtare të Unionit

Festivali i Letërsisë Europiane/ Organizohet nga BE, pjesëmarrës 12 autorë nga 13 vende anëtare të Unionit

Festivali i Letërsisë Evropiane, i organizuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, rikthehet në edicionin e dytë, me pjesëmarrjen e 12 autorëve që përfaqësojnë 13 shtete anëtare të BE-së, të cilët do të lidhen me lexuesit shqiptarë dhe do të vizitojnë shkolla të mesme dhe universitete. “Do të kemi një sërë bisedash për autorë të rinj që vijnë nga Bashkimi Europian në ndërveprim me shkrimtarë vendas. Këtë vit kemi përfshirë përkthyesit e autorëve, sepse mendoj se përkthimi është gjithmonë një proces jashtëzakonisht interesant për t’u analizuar. Do të kemi biseda në disa vende sepse dëshirojmë të arrijmë audienca të ndryshme”, u shpreh Silvio Gonzato. Në ditën e parë të festivalit, Maja Haderlap, bisedoi me publikun mbi romanin “Engjëlli i harresës”, që bazohet në përvojat e familjes...