‘Qukës–Qafë Plloçë apo Korçë–Ersekë pa standarte’, Balliu: Balluku është pezulluar, kush do t’i firmosë ndryshimet në Kodin Rrugor?

‘Qukës–Qafë Plloçë apo Korçë–Ersekë pa standarte’, Balliu: Balluku është pezulluar, kush do t’i firmosë ndryshimet në Kodin Rrugor?

Zv. kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, u përplas sot me zëvendësministren e Infrastrukturës gjatë një debati në komision. “Fillimisht dua të di: kush do t’i firmosë këto ndryshime në Kodin Rrugor?”, tha Balliu, teksa theksoi se Ministrja Balluku është pezulluar dhe pyeti: “A do t’i firmosni ju? Apo sot askush nuk mban përgjegjësi për asgjë?” Balliu theksoi se rrugët që ndërton kjo qeveri janë vetë burimi i pasigurisë, sepse ndërtohen për të vjedhur, jo për t’u shërbyer qytetarëve. Ai përmendi veçanërisht rrugët Qukës–Qafë Plloçë dhe Korçë–Ersekë, duke i cilësuar si prova më e qartë: rrugë të shtrenjta, të rrezikshme dhe jashtë çdo standardi. “Projektligji është bosh: pa analiza, pa studime dhe pa transparencë. Qeveria justifikohet me BE-në, por lë rregullat kryesore peshat,...