Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Shevchenko: Po, Leao do të kishte pasur vend edhe te Milani im
3 Dhjetor 2025 12:25 Alfred Lleshi Andriy Shevchenko, në intervistën për “Tuttosport” foli rreth Milanit dhe punës së trajnerit: “Më pëlqen entuziazmi brenda Milanit. Lojtarët i kanë përqafuar idetë dhe organizimin që Max solli. Nuk kam punuar kurrë me të, por e njoh dhe e vlerësoj shumë. Allegri ka një karrierë të jashtëzakonshme. Nuk mund të themi që ‘Djalli’ është favorit për titullin, por mbetet aty dhe momenti duket shumë i mirë. Mungesa e angazhimeve europiane sjell një avantazh për përgatitjen javore dhe energjinë”. Për Rafael Leao: “Nuk është sulmues tipik, por lojtar krahu. Nëse organizimi është pak më poshtë për të shfrytëzuar karakteristikat e tij, Rafa ka cilësitë për të goditur shpejt dhe mirë. Rezultatet e tij aktualisht janë pozitive, shënon dhe po mëson...